Bayern Munich mbetet pa Matthijs de Ligt
BKT
Sport

Bayern Munich mbetet pa Matthijs de Ligt

Uran Krasniqi / RTKLive

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Matthijs de Ligt pritet të jetë jashtë fushës për një periudhë të papërcaktuar kohore pas lëndimit të ligamentit të gjurit në humbjen 2-1 të së mërkurës në Kupën e Gjermanisë ndaj Saarbruecken, ka njoftuar të enjten skuadra bavareze. 

Reprezentuesi holandez u desh të largohej nga fusha në minutën e njëzet e katërt të ndeshjes. 

“Matthijs de Ligt pësoi një çarje të pjesshme të ligamentit. Ky është rezultati i një skanimi të kryer nga departamenti mjekësor i klubit të enjten. Prandaj, qendërmbrojtësi de Ligt do të humbasë ndeshjet e ardhshme të FC Bayern”, ka njoftuar kampioni gjerman.