Itali, tre të vdekur nga moti i keq, mijëra banorë pa energji elektrike
BKT
Rajoni dhe Bota

Itali, tre të vdekur nga moti i keq, mijëra banorë pa energji elektrike

ATSH

Nga moti i keq në zonën e Firences, tre persona rezultojnë të zhdukur, njoftoi Mbrojtja Civile e qytetit metropolitan.

Dy persona, mësohet se janë të zhdukur në Vinci, një në Campi Bisenzio.

Në Milano bie ende shi, ku pas stuhisë së të martës, policia rrugore është gati të mbyllë rrugët përreth Sevesos, në rast përmbytjejeje.

Lumi ende nuk ka dalë nga shtrati, por sipas policisë bashkiake nivelet po rriten dhe pragu i parë i alarmit tashmë është tejkaluar.

Pragu është tejkaluar edhe për Lambro, ku aktualisht nuk është regjistruar asnjë përmbytje.

Nga moti i keq në Toskanë, ka pasur 1 000 ndërhyrje dhe 40 000 banorë janë pa energji elektrike.

”Deri më tani janë bërë mbi 1 000 ndërhyrje për shkak të motit të keq në Campi Bisenzio, Cerreto Guidi, Carmignano, Prato, Montemurlo, Quarrata, provincat e Pizës dhe Livornos”, tha guvernatori Eugenio Giani.

”ENEL po ndërhyn në rreth 40 000 përdorues ende pa energji elektrike, përfshirë edhe gjeneratorët”, shtoi ai.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota