Guardiola: Kurrë s`ka qenë më vështirë të bëhesh kampion në Premier League
BKT
Sport

Guardiola: Kurrë s`ka qenë më vështirë të bëhesh kampion në Premier League

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola konsideron se qëkur iu bashkua klubit më shumë se shtatë vjet më parë asnjëherë nuk ka qenë më e vështirë të bëhesh kampion në Premier League se sa tash.

Trajneri i Cityt synon titullin e katërt radhazi të ligës këtë sezon, por përballet me konkurrencë më të fortë dhe ekipi i tij ka humbur dy nga dhjetë ndeshjet e para.
“Ka ende njëzet e tetë ndeshje për të luajtur dhe shumë gjëra do të ndodhin”, ka thënë spanjolli.  "Çdo sezon është më i vështirë në krahasim me kohën kur erdha unë. Trajnerë më të mirë, ekipe më të mira". 

City është i treti në tabelë me njëzet e katër pikë, dy pas liderit Tottenham Hotspur. Arsenali është i dyti dhe Liverpool është një pikë pas Cityt në vendin e katërt.