Atletico Madrid befasohet nga Las Palmas
BKT
Sport

Atletico Madrid befasohet nga Las Palmas

Uran Krasniqi / RTKLive

Las Palmas e ka befasuar sonte Atletico Madridin në ndeshjen e vlefshme për La Ligan spanjolle.

Ndeshja ku për të fituar ishte favorizuar skuadra e trajnerit Diego Simeone është mbyllur me rezultat 2-1 për vendasit. 

Në pjesën e parë nuk është shënuar asnjë gol por krejt tjetër fytyrë ka pasur pjesa e dytë, ku janë realizuar që të tre golat. 

Rodriguez (51') dhe Ramirez (75') kanë shënuar për Las Palmas, derisa goli i vetëm për Atleticon është shënuar nga Morata në minutën e tetëdhjetë e tretë.

Pas kësaj ndeshje, Las Palmas gjendet në pozitën e nëntë, kurse Atletico në vendin e tretë. Tabela e La Ligas aktualisht kryesohet nga Real Madrid.