15:08 / 04.11.2023
Feronikeli `74 dhe Malisheva ndahen baras
Uran Krasniqi/RTKLive
Nëntëdhjetë minuta nuk kanë mjaftuar për Feronikelin `74 dhe Malishevën që të gjejnë golin. Ndeshja e Javës së trembëdhjetë është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0.
Gjatë dy pjesëve rastet nuk kanë munguar, por finalizime nuk ka pasur.
Pas kvsaj ndeshje Malisheva gjendet në vendin e katërt në tabelën e Superligës të kryesuar nga Ballkani, kurse Feronikeli '74 në vendin e tetë.
Sot ka pasur te zhvillohet edhe ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit po e cila, për shkak se suharekasit luajnë në gara evropiane, është shtyr për një afat të pacaktuar.
Nesër ndeshen Prishtina - Llapi dhe Dukagjini - Drita.
Aktualisht tabela e Superligës kryesohet nga Ballkani i Suharekës.























