City me fitore të thellë kundër Bournemouth
Uran Krasniqi/RTKLive
Manchester City ka marrë kryesimin e tabelës në Premier League pas fitores 6-1 ndaj Bournemouth të shtunën në "Etihad Stadium".
Seria e golave për vendasit ka nisur me Jeremy Doku i cili shënoi në minutën e 30-të të ndeshjes.
Skuadra e Pep Guardiolas nuk u ndalë më kaq dhe vetëm tre minuta më vonë, ia doli ta dyfishojë epërsinë ku përsëri protagonist ishte Doku i cili kësaj radhe asiston për Silvan që shënoi në cepin e majtë të portës për 2-0. Pastaj ka ardhur edhe goli i tretë ku ka realizuar dhe Manuel Akanji 37′. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë ka sjellë edhe tre gola të tjerë për Cityn, ku kanë shënuar Foden (64’) Silva (84') dhe Ake (88’).
Golin e vetëm për Bornemouthin e shënoi Sinisterra në minutën e 74-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Manchester City kryeson tabelën me 27 pikë, një më shumë se Tottenham që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.























