Newcastle e njofton Arsenalin me humbje
BKT
Sport

Newcastle e njofton Arsenalin me humbje

Uran Krasniqi/RTKLive

Anthony Gordon ka rezultuar të jetë fati i Newcastle United në përballje me Arsenal. 

Në një nga ndeshjet kryesore të Premier League të kësaj jave, skuadra e Mikel Arteta është njoftuar me humbjen e parë. 
Pjesa e parë ka njohur situata të cilat kanë mundur të kenë epilogun me gola, por nuk ka ndodhur dhe rrjetat s'janë prekur. Dyzet e pesë minutëshi i parë është mbyllur pa gola. 
Pas kthimit nga pushimi pesëmbëdhjetë minutësh kanë qenë vendasit ata që  e kanë pasur më seriozisht ndryshimin e rezultatit. Kur po luhej minuta e gjashtëdhjetë e katër Gordon ia ka dalë që të shënojë. 

Skuadra e Artetas është përpjekur që të vendosë baraspeshën, por pa sukses. 

Pas kësaj ndeshje, në tabelën që kryesohet nga Manchester City, Newcastle gjendet në pozitën e gjashtë, kurse Arsenal në pozitën e tretë.