Forcat ukrainase përparojnë në bregun lindor të lumit Dnipro
BKT
Rajoni dhe Bota

Forcat ukrainase përparojnë në bregun lindor të lumit Dnipro

Luan Qorraj / RTK

Forcat ukrainase kanë vazhduar të sigurojnë territore në bregun lindor të lumit Dnipro, i cili deri vonë ishte nën kontrollin e potë të rusëve përderisa forcat ruse vazhduan me sulme ndaj qyteteve të Ukrainës.

Raportet nga fronti ukrainas thonë se forcat mbrojtëse kanë arritur të sigurojnë territore të reja në bregun lindor të lumit Dnipro, dhe se momentalisht janë duke e konsoliduar kontrollin e këtyre territoreve.

Edhe burimet nga Rusia dukët të konfirmojnë përparimet ukrainase - ministria e mbrojtjes publikoi një post ku flitej për "tërheqje në pozita më të volitshme" në këtë rajon përderisa në disa kanale të rrjeteve sociale ruse gjithashtu janë paraqitur informata për tërheqjen e rusëve.

Ndërkohë, nga pjesa tjetër e frontit vijnë njoftime për sulme të reja të forcave ruse ndaj qyteteve ukrainase, së paku dy civil janë vrarë si pasojë e granatimeve në Kherson përderisa fluturaket ruse pa pilot tentuan të shenjëstrojnë disa caqe brenda Ukrainës, por mbrojtja ajrore i ndaloi ato.

Një numër i madh i ekspertëve ushtarak dhe aleatëve perëndimor ukrainas kanë paralajmëruar se Rusia mund të nisë një fushatë të madhe të sulmeve ndaj caqeve të infrastrukturës energjetike gjatë dimrit që do të vije.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota