Islandë, vazhdon evakuimi i popullatës, pritet shpërthim masiv vullkanit
Luan Qorraj / RTK
Autoritetet në Islandë kanë vazhduar me evakuimin e popullatës dhe përforcimin e infrastrukturës në gadishullin Reykjanes, ku pritet të nisë një erupsion i madh vullkanik.
Autoritetet në Islandë kanë vazhduar me evakuimin e banorëve të qytetit Grindavik dhe rrethinave të tij, si dhe me përforcimin e infrastrukturës në rajon në pritje të një shpërthimi masiv vullkanik.
Edhe pse ekspertët paralajmërojnë për shpërthim të mundshëm që disa ditë, erupsioni ende nuk ka ndodhur por, me më shumë se 2 mijë tërmete të regjistruara në zonë vetëm brenda 24 orëve, shkencëtarët thonë se ekziston mundësi e madhe e një erupsioni brenda pak ditëve.
Besohet se në rast që ky vullkan shpërthen, reja e hirit e cila do të krijohet do të mund të përhapet mbi një pjesë të madhe të Evropës do të krijon probleme të mëdha për trafikun ajror si dhe dëme të mundshme në bujqësi.























