18:02 / 14.11.2023
Xhaferi takoi të rinjtë në Kuvend
A.B/RTklive
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot ka takuar të rinjtë e OSBE-së në Kuvend, të cilët në kuadër të sesioneve interaktive kanë për qëllim të tregojnë se si sipërmarrësit e ri në rajonin e OSBE-së gjejnë zgjidhje inventive për zgjidhjen e problemeve sociale dhe ekologjike në bashkësinë e tyre.
“Sipërmarrësit e ri do të bisedojnë për sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë fillimit të biznesit dhe do të zhvillojnë një sërë rekomandimesh për vendimmarrësit që do të prezantohen në takimin e Këshillit Ministror në dhjetor në Shkup”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.























