Serbia e pret Bullgarinë me stadium pjesërisht të mbyllur
BKT
Sport

Serbia e pret Bullgarinë me stadium pjesërisht të mbyllur

Uran Krasniqi / RTKLive

Kur Serbia të takohet të dielën si vendas me Bullgarinë në një ndeshje të vlefshme për kualifikimet e Euro 2024 stadiumi do të jetë pjesërisht i  mbyllur. Kjo si ndëshkim për sjelljen raciste të tifozëve gjatë ndeshjes së muajit të kaluar ku skuadra serbe fitoi 3-1 ndaj Malit të Zi.

Për këtë vendim ka njoftuar UEFA të mërkurën.

Fillimisht me një vendim të 31 tetorit Serbia qe dënuar që ndeshjen e radhës në shtëpi ta zhvillonte me dyer të mbyllura, por një apel nga Federata e Futbollit e Serbisë ka bërë që dënimi të zvogëlohet. 

Serbia, e cila ndodhet e dyta në Grupin G të kryesuar nga Hungaria, është pesë pikë para Malit të Zi që gjendet në vendin e tretë po që ka një ndeshje më pak.