Rezultatet e dobëta i kushtojnë trajnerit të Union Berlin
BKT
Sport

Rezultatet e dobëta i kushtojnë trajnerit të Union Berlin

Uran Krasniqi / RTKLive

Një seri prej nëntë ndeshjesh humbje në Bundesligë e cila i ka lënë në vendin e fundit ka bërë që Union Berlin të ndajë rrugët me trajnerin Urs Fischer. 

Klubi që në këtë edicion është pjesë edhe e Champions League ka emëruar trajnerin e të rinjve Marco Grote si trajner të përkohshëm. 

"1. FC Union Berlin dhe kryetrajneri Urs Fischer kanë ndarë rrugët. Vendimi i përbashkët u mor nga presidenti i Unionit Dirk Zingler dhe Fischer personalisht gjatë një takimi të hënën pasdite," ka njoftuar klubi përmes një deklarate.

Për të njëjtë çështje ka folur edhe trajneri zviceran. 

"Ne jemi përpjekur shumë, por kjo nuk ka dhënë rezultate", ka thënë Fischer. 

Pesëdhjetë e shtatë vjeçari e kishte marrë drejtimin e Union më 2018 dhe një vit më pas e kishte promovuar skuadrën në Bundesligë.