19:12 / 18.11.2023
Real Madrid mbetet edhe pa Vinicius Jr
Uran Krasniqi/RTKLive
Listës së lojtarëve të lënduar te Real Madrid i është bashkuar edhe Vinicius Jr.
Futbollisti është lënduar gjatë ndeshjes që Brazili e humbi me Kolumbinë këtë javë dhe e cila ishte e vlefshme për kualifikimet e Botërorit.
Lëndimi është konfirmuar edhe nga skuadra e Real Madrid po edhe nga vetë lojtari brazilian.
Vinicius i është bashkuar rendit me futbollistë të lënduar të madrilenëve ku janë Eduardo Camavinga Jr, Thibaut Courtois, Eder Militao e Arda Guler.
Në renditjen tabelare të La Liga, Real madrid gjendet në vendin e dytë , dy pikë pas Girona.























