15:19 / 19.11.2023
Inter Miami mund të jetë destinacioni i ish-portierit të United
Uran Krasniqi/RTKLive
David de Geas i është ofruar mundësia për t`u bashkuar me Lionel Messin në Inter Miami.
Spanjolli është lojtar i lirë që kur u largua nga Manchester United në verë.
Sipas "The Star", tridhjetë e tre vjeçari po shqyrton një numër ofertash, duke përfshirë edhe atë nga klubi i Major League Soccer.
Nga ana tjetër, në Spanjë janë Real Betis dhe Valencia që kanë shprehur interesim për portierin e njohur.
De Gea karrierën e ka nisur te Atletico Madrid për t'iu bashkuar pastaj Manchester United. Ai ka ruajtur portën e Kombëtares së Spanjës në dyzet e pesë raste.























