Hagari: Brenda Gazës, Hamasi po mban peng njerëzit tanë
A.B/RTKlive
Zëdhënësi i IDF, kundëradmiralit Daniel Hagari, është deklaruar përkitazi me gratë izraelite që po mbahen peng nga terroristët e Hamasit.
“Brenda Gazës pikërisht në këtë moment, Hamasi po mban peng njerëzit tanë. Burra, gra, fëmijë, foshnje. Ne u bëjmë thirrje të gjithë njerëzve që kujdesen për të drejtat e grave, të drejtat e fëmijëve, të drejtat e njeriut, të ardhmen e njerëzimit, të bashkohen me ne në thirrjen për lirimin e menjëhershëm të pengjeve tanë”, ha ai.
Sipas tij, ata që ngrenë zërin për të denoncuar dhunën ndaj grave iraniane, ata që ngrenë zërin për të denoncuar dhunën ndaj grave jazide.
“Ata që ngrenë zërin për të denoncuar rrëmbimin e nxënëseve nigeriane dhe kërkojnë kthimin e tyre. Ngrini zërin. Flisni për pengjet tona, të cilët janë të heshtur. Kërkoni kthimin e tyre të menjëhershëm. Tani, UN Ëomen ka nisur një fushatë për të luftuar kundër dhunës me bazë gjinore të quajtur "Pa justifikime". Megjithatë, kur bëhet fjalë për gratë dhe vajzat që mbahen peng nga Hamasi dhe grupet e tjera terroriste në Gaza, ka pasur heshtje. Nuk ka asnjë justifikim për heshtje. Njerëzit që kujdesen për të drejtat e grave, të drejtat e fëmijëve, të drejtat e njeriut, të ardhmen e njerëzimit, duhet ta tregojnë këtë. Ngrisni zërin. Kërkoni që Kryqi i Kuq t'i shohë ata. Ngrisni zërin. Kërkoni lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve tanë. IDF do të bëjë gjithçka, gjithçka për të shpëtuar pengjet”, tha ai.























