Milan për disa muaj nuk mund të llogarisë tek Thiaw
BKT
Sport

Milan për disa muaj nuk mund të llogarisë tek Thiaw

Uran Krasniqi / RTKLive

Malick Thiaw pritet të jetë jashtë fushës për një periudhë të gjatë pasi lëndimit në ndeshjen kundër Borussia Dortmund.

Milan ka thënë se mbrojtësi ka pësuar këputje muskulore e cila bënë që ai të mos mund të kthehet shpejt. 

Njëzet e dy vjeçari u tërhoq nga fusha në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes së të martës ku skuadra italiane u mposht me rezultat 1-3. 

Skuadra e Stefano Piolit është e treta në Serie A, ndërsa e fundit në grupin prej katër skuadrash në Champions League.