Trajneri i United del në mbrojtje të Onana
BKT
Sport

Trajneri i United del në mbrojtje të Onana

Uran Krasniqi/RTKLive

Erik ten Hag e ka marrë në mbrojtje portierin Andre Onana pas kritikave që ka marrë gardiani i portës së United .  

Kamerunasi iu bashkua Manchester United nga Interi verën e kaluar. 
Në ndeshjen e fundit me Galatasaray në Champions League, Onana nuk reagoi si duhet në gy goditjet e lira të Hakim Ziyech, duke bërë që turqit në dy raste ta ngushtonin epërsinë në ndeshjen e cila në fund u mbyllë me barazim 3-3. 

“Nëse e shikoni mirë, atëherë e shihni se ai është portieri i dytë më i mirë në Premier League bazuar në statistika”, ka thënë trajneri holandez.