Sophie Sorschag debuton për Kosovën
BKT
Sport

Sophie Sorschag debuton për Kosovën

Uran Krasniqi/RTKLive

Skitarja e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, debutoi për Kosovën, duke "fluturuar" në Kupën e Botës në Lillehammer të Norvegjisë.

Për ngjarjen ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.

"Ajo u kualifikua në finale, duke u renditur e 31-ta nga 58 garuese. Në finalen e nesërme synon të marrë pozitë më të mirë. Gara nis prej orës 12. Kujtojmë që Sorschag u kthye në gara pas rreth dy vitesh mungesë nga lëndimi i pësuar", ka shkruar KOK.