12:49 / 02.12.2023
Reshje të dendura bore në Gjermani, Austri dhe Itali
Pas rënies së temperaturave, reshjet e borës kanë përfshirë disa pjesë të Evropës qendrore. Mediat lokale theksojnë se reshjet e shumta e të dendura kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion, pasi rrugët janë bllokuar nga bora dhe akulli.
Në rajone të caktuara të këtyre vendeve, ka rënë mbi 30 centimetra borë.























