Fitojnë Ballkani e Drita, barazon Prishtina
BKT
Sport

Fitojnë Ballkani e Drita, barazon Prishtina

Uran Krasniqi/RTKLive

Ballkani e ka realizuar fitoren e radhës dhe e ka forcuar pozitën e parë në tabelë. 

Në ndeshjen e vlefshme për Javën e gjashtëmbëdhjetë suharekasit kanë fituar si vendas Fushë Kosovës.
Gjithashtu fitore ka shënuar edhe Drita ndaj Feronikelit, ndërsa Dukagjini ka barazuar me Prishtinën.  

Në Suharekë Ballkani ka përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2-1. 
Fushë Kosova ka kaluar në epërsi me Meziu (4') qysh në fillim të ndeshjes, por nuk ka mundur ta ruajë atë. Hamidi (45+3) dhe Zyba (87') kanë shënuar për kampionin. 

Nga ana tjetër, Drita ka realizuar fitore me rezultat 3-1. Krasniqi, Baftiu dhe Prapashtica kanë gjetur golat për gjilanasit. Golin e vetëm për Feronikelin e ka shënuar Razcak (76'). 

Ndeshja Dukagjini-Prishtina është mbyllur pa gola.
Pas kësaj ndeshje Ballkani e përforcon pozitën e parë me tridhjetë e pesë pikë.