Kina me autostradë të re mes shkretëtirës
Hanife Osmani / RTK
Vihet në funksion autostrada e re në shkretëtirën e dytë më të madhe në botë me rërë lëvizëse në Kinë.
Autostrada e re që përshkon shkretëtirën Taklamakan e njohur si "deti i vdekjes" në rajonin autonom të Xinjiang Uygur të Kinës veriperëndimore. Ajo shërben si urë lidhëse mes qyteteve Tumushuke të Xinjiang dhe Kunyu me një gjatësi prej 276 kilometrash. Autostrada do të ndihmojë në shkurtimin e kohës së udhëtimit midis dy qyteteve në rrugë nga më shumë se gjashtë orë në rreth tre orë, dhe do të ndihmojë ndjeshëm në kushteve të udhëtimit për banorët vendas dhe për turistët.
“Udhëtimi ishte rreth 600 kilometra. Por, me këtë rrugë të ndërtuar, ne kemi kursyer rreth 300 kilometra dhe kjo rrugë është gjithashtu e përshtatshme”, ka thënë turisti Shi Chengshan.
Ndërtimi i një autostrade përmes shkretëtirës më të madhe të Kinës paraqiste sfida të mëdha për inxhinierët. Për të mbrojtur ekosistemin delikat të shkretëtirës përgjatë autostradës, ekipi i ndërtimit integroi masat e mbrojtjes së mjedisit në projektimin dhe ndërtimin e projektit njëkohësisht.























