Disa oferta në adresë të klubit kroat për futbollistin kosovar
BKT
Sport

Disa oferta në adresë të klubit kroat për futbollistin kosovar

Uran Krasniqi / RTKLive

Disa oferta i ka Slaven Belupo për futbollistin kosovar, Arbër Hoxha. Kjo është konfirmuar edhe nga presidenti i skuadrës, Robert Markulina.

“Ajo që mund të them në këtë moment është se Dinamo ka treguar interes të madh për Hoxhën, por ne nuk kemi shkuar më larg se kaq. Kemi oferta specifike edhe nga jashtë, kështu që do të shohim. Duam të marrim sa më shumë për Hoxhën, por me Dinamon jemi në marrëdhënie të mira dhe në këtë frymë jemi të gatshëm të negociojmë për opsione të tjera, nëse marrim atë që duam, Hoxha do të largohet këtë dimër”, ka thënë Markulin.