Dështon rezoluta për armëpushim në Gaza
BKT
Rajoni dhe Bota

Dështon rezoluta për armëpushim në Gaza

Bardhyl Bajrami /RTK

Shtetet e Bashkuara kanë vënë veto në Rezolutën e cila ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë.

13 nga anëtaret e Këshillit të Sigurimit kanë votuar për, një ka abstenuar dhe një, që ishte SHBA ka qenë kundër. Mbretëria e Bashkuar ka abstenuar nga votimi.

Emiratet e Bashkuara Arabe, si iniciues e kësaj Rezolute kanë thënë të jetë thellë e dëshpëruar për dështimin e Rezolutës.

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshill e ka shpjeguar edhe arsyen e votimit kundër.

SHBA këtë Rezolutë e ka quajtur jo të balancuar dhe të ndarë nga realiteti. Robert Wood procesin prapa rezolutës e ka quajtur ‘të nxituar’ dhe ka pasur mungesë të konsultimeve të duhura.

Wood ka thënë se në Rezolutë nuk është përfshirë gjuha që SHBA kishte kërkuar, siç është dënimi I sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi. Armëpushimi i pakusht është joreal ndërsa nevojitet një zgjidhje me dy shtete, ka thënë Wood.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota