Gjykata në Indi miraton shfuqizimin e statusit special të Kashmirit
BKT
Rajoni dhe Bota

Gjykata në Indi miraton shfuqizimin e statusit special të Kashmirit

Përgatiti: M.Miftari/RTKlive

Gjykata Supreme e Indisë e ka lënë në fuqi vendimin për heqjen e statusit special të rajonit të Jamusë dhe Kashmirit, si rajon gjysmë-autonom me një kushtetutë të veçantë dhe mbrojtje të trashëguar në tokë dhe punë.

Trupi  i Gjykatës së Lartë vendosi që statusi special i rajonit kishte qenë një "dispozitë e përkohshme" dhe se heqja e tij në vitin 2019 ishte bazuar në ligjet kushtetuese", njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.

Ishte hera e parë në historinë e Indisë që shtetësia e një rajoni u zvogëlua në një territor të administruar nga federale.

Në vendimin e gjykatës është thënë se Qeveria duhet t’i mbajë zgjedhjet në këtë rajon, në shtator të vitit 2024.

Politikanët lokalë në rajon janë shprehur të zhgënjyer nga vendimi i gjykatës.

Vendet fqinje, India dhe Pakistani, kanë luftuar dy herë për Kashmirin.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota