United do të ndeshet me një Bayern në nevojë për ta treguar veten
BKT
Sport

United do të ndeshet me një Bayern në nevojë për ta treguar veten

Uran Krasniqi / RTKLive

Manchester United nuk pritet ta ketë të lehtë kundër Bayern Munich këtë javë. Kjo pasi skuadra bavareze e sheh ndeshjen kundër skuadrës angleze si rast për korrigjim pas debaklit në Bundesligë nga skuadra e Eintracht Frankfurt.

Kjo sipas drejtorit sportiv, Christoph Freund.

"Ne shkojmë në Manchester me ndjenjën se duhet të korrigjohemi", ka thënë Freund për faqen e klubit të hënën. “Është mirë që mund të kthehemi menjëherë në detyrë pas një ndeshje si ajo në Frankfurt dhe t'i rregullojmë gjërat. Duhet të tregojmë një reagim në fushë”.

Bayern tashmë e ka fituar Grupin A për të siguruar një vend në 1/16 të Champions League, ndërsa United që gjendet në vendin e fundit në grup domosdoshmërisht duhet të fitojë për ta parë në fund nëse do të mund të kalojë në vendin e dytë.