Cikloni `Jasper` i afrohet Australisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Cikloni `Jasper` i afrohet Australisë

Përgatiti: M.Miftari/RTKlive

Sipas Institutit Meteorologjik Australian, cikloni është quajtur ‘Jasper’ dhe parashihet që të atakojë qytetet Cooktown dhe Cairns, të mërkurën.

Paralajmërohet për reshje shumë të dendura shiu dhe përmbytje. Deri në 30 milimetra shi priten gjatë gjashtë orëve dhe 50 milimetra në një periudhë 24-orësh, njofton The Guardian, transmeton RTKlive.

Në një deklaratë nga policia e Queensland-it, thuhet se cikloni përbën kërcënim për jetën e njerëzve, duke shkaktuar përmbytje, ndaj apelon te njerëzit për kujdes të shtuar dhe të shmangin udhëtimet.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota