Sulm terrorist në Pakistan, 23 të vrarë
BKT
Rajoni dhe Bota

Sulm terrorist në Pakistan, 23 të vrarë

Hanife Osmani / RTK

Së paku 23 ushtarë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Pakistan pas sulmit në një kompleksi policie nga militantë.

Sulmi ndodhi në orët e hershme kur një automjet që përmbante eksploziv u përplas në ndërtesën e provincës Khyber Pakhtunkhwa, afër kufirit me Afganistanin.

E përgjegjësinë për sulmin e mori grupi militantë i lidhur me talibanët pakistanez.

Vendi ku ndodhi sulmi përdorej si një kamp baze për ushtrinë pakistaneze.

Ushtria në një deklaratë tha se kamioni i ngarkuar me eksploziv përplasi murin kufitar të kompleksit, i cili u pasua nga një sulm vetëvrasës me bombë gjë që shkaktoi shembjen e ndërtesës. Ka shqetësime se municioni i ruajtur brenda kompleksit mund të ketë shpërthyer gjithashtu. Një zyrtar tha se shumë njerëz u vranë, ndërsa ishin duke fjetur. Autoritetet njoftuan se gjithsej 27 militantë u vranë pas operacioneve ushtarake në zonë gjatë natës.

Kryeministri i përkohshëm i Pakistanit Anwaar ul-Haq Kakar dhe ministri i Brendshëm në detyrë Sarfraz Bugti e dënuan rënd sulmin terrorist.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota