Luftanija e ndërtuar në shekullin e 17-të mund të shpërbehet
BKT
Rajoni dhe Bota

Luftanija e ndërtuar në shekullin e 17-të mund të shpërbehet

Hanife Osmani / RTK

Luftanija Wasa, e ndërtuar në shekullin e 17-të, mund të shpërbëhet nëse nuk investohet në përkujdesjen e saj. E për një mbështetje të tillë për të zëvendësuar shtyllat mbi të cilat mbështetet anija, muzeu po i drejtohet publikut për para.

Pas 60 vjetësh në tokë, është koha për të zëvendësuar mbështetësin ose djepin e anijes. Përndryshe, anija do të prishet. Për të lëvizur shtyllat, dyshemeja duhet të griset dhe kostoja totale e rinovimit vlerësohet të jetë midis 150-200 milionë korona suedeze.

E në pyetjen se çfarë mund të ndodhë nëse nuk arrijnë të mbledhin të hollat?, këshilltar i Lartë në Muzeun Vasa, Magnus Olofsson tha se në atë rast duhet të kërkojnë hua nga shteti, megjithatë ai shtoi se këto janë shuma aq të mëdha sa do të ndikojnë në financat e muzeut për ndoshta 30 vjet.

Muzeu Vasa është pjesë e Autoritetit Kombëtar të Muzeut të Historisë Detare dhe Transportit, por nuk merr asnjë financim. Kjo u vendos pasi muzeu historikisht ka arritur të mbijetojë kryesisht nga shitja e biletave. Por të ardhurat e sotme nuk mjaftojnë për të ofruar mbështetjen e re e cila po nevojitet.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota