PSV barazon me Arsenal dhe kalon në rrethin tjetër
BKT
Sport

PSV barazon me Arsenal dhe kalon në rrethin tjetër

Uran Krasniqi / RTKLive

PSV Eindhoven ka barazuar me Arsenal dhe nga pozita e dytë e grupit ka kaluar në rrethin tjetër.  Dy skuadrat kanë luajtur baras në ndeshjen e fundit të Grupit B të Champions League.

Takimi është mbyllur me rezultat 1-1. 
Golin e parë e kanë realizuar mysafirët. Ka qenë minuta e dyzet e dytë kur ka shënuar Nketiah. 
Holandezët e kanë barazuar rezultatin me golin e Vertessen pas vetëm pesë minutash të pjesës së dytë. 
Ndërkohë në ndeshjen tjetër Lens ka mposhtur Sevillan. Në këtë ndeshje rezultati ka qenë 2-1. 
Derisa pjesa e parë ka qenë pa gola, Lens ka realizuar për avantazhin 1-0 në minutën e gjashtëdhjetë e tretë. Barazimi i mysafirëve ka ardhur me Ramos në minutën e shtatëdhjetë e nëntë. Golin e fitores për francezët e ka shënuar Fulgini në minutën e gjashtë të kohës shtesë. 
Pas të gjitha ndeshjeve të zhvilluara, Arsenal kryeson tabelën me trembëdhjetë pikë, e dyta është PSV me nëntë pikë, Lens është në vendin e tretë me gjashtë pikë, ndërsa Sevilla e fundit me tri pikë.