Kompania franceze po transformon mbetjet e plastikës në mobilie
BKT
Rajoni dhe Bota

Kompania franceze po transformon mbetjet e plastikës në mobilie

Luan Qorraj / RTKlive

Një kompani nga Marseji në Francë, ka vendosur të provojë një qasje të re ndaj procesimit të mbetjeve të plastikës të cilat po shkaktojnë porbleme të mëdha në ambient.

Carbon Blue, mbledh plastikën e vjetër, dhe e proceson atë për të krijuar mobile të reja të cilat kanë filluar të fitojnë në popularitet pasi që shihen si praktike dhe të lira.

Sipas përfaqësuesve të Carbon Blue, kompania i proceson rreth 30 tonelata të plastikës së vjetër në vit duke krijuar, mobile çmimi i të cilave lerviz prej 200 deri në 400 euro.

Vet Carbon Blue, ende ka vetëm 3 punëtorë, por me fitim të paraparë prej 300 mijë eurosh këtë vit, pritet që vitin tjetër Carbon Blue do të zgjërojë opoeracinoet dhe do të punëson dhjetëra persopna të tjerë.

Ideja e kësaj kompanie u tregua aq e sukseshme, sa që së paku 3 kompani tjera nga pjesët e ndryshme të francës kanë thënë se do të fillojnë të porcesojnë plastikën në mobilje duke filluar nga viti 2024, ndërsa edhe kompanitë nga pjesët tjera të evropës kanë shprehur interesimin për këtë proces.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota