UEFA dënon Legian për sjelljen e tifozëve
BKT
Sport

UEFA dënon Legian për sjelljen e tifozëve

Uran Krasniqi/RTKLive

Legia Warszawa nuk do të ketë tifozë në pesë ndeshjet e ardhshme jashtë fushe të garave evropiane. 

Për dënimin ka njoftuar të mërkurën UEFA.
Kjo pas kaosit që ka shkaktuar tifozëria e skuadrës polake para ndeshjes së muajit të kaluar me Aston Villan në kuadër të Conference League, me ç'rast edhe skuadra e Premier League kishte paraqitur  ankesë në UEFA. 
Klubi polak gjithashtu është gjobitur me 100 mijë euro.