22:01 / 13.12.2023
Peru shkarkon trajnerin pas rezultateve të dobëta
Uran Krasniqi/RTKLive
Ecuria e dobët në kualifikimet për Kupën e Botës i ka kushtuar me shkarkim trajnerit të Perusë, Juan Reynoso.
Ka qenë federata e futbollit e vendit latinomarikan që ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit.
"Njoftojmë se është arritur mirëkuptimi për t'i dhënë fund angazhimit të Juan Reynoso si trajner te kombëtarja. Urojmë për sukses në karrierën e tij gjatë ushtrimit të zejes së trajnerit ”, është shkruar në komunikatën e federatës peruane.
Reynoso ishte emruar trajner i perusë në vitin 2022.
Aktualisht Peruja është e fundit në renditjen kualifikuese të Kupës së Botës CONMEBOL ku pas pas dy barazimeve dhe katër humbjeve ka vetëm dy pikë.























