Pioli pas eliminimit të Milanit: Ishim të etur për Ligën e Kampionëve
F.B./RTKLive
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se është i zhgënjyer për mënyrën sesi është eliminuar skuadra e tij nga Liga e Kampionëve.
“Rossonerët” mbrëmë mundën në udhëtim Newcastle-n, megjithatë, kjo fitore nuk i mjaftojë skuadrës italiane për të kaluar në rundin tjetër të elitës së futbollit evropian.
“Ndeshjen e parë duhet ta kishim fituar për shkak të mënyrës se si luajtëm. Na vjen keq që nuk ia dolëm, ishim të etur për Ligën e Kampionëve”, ka thënë Pioli.
Milani tani garat evropian do t’i vazhdojë në Europa League, ligë kjo mjaftë e rëndësishme për trajnerin Pioli.
Tekniku italian thotë se synon ta fitojë Europa League-n, trofe të cilin skuadra milanistë nuk e ka fituar asnjëherë.
“Liga e Evropës është një aktivitet i rëndësishëm. Milani nuk e ka fituar kurrë”, ka theksuar Pioli.























