21:15 / 15.12.2023
Emery: Nuk mund të them që Aston Villa është pretendent për titull
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Aston Villa, Unai Emery konsideron se disa paraqitje të mira nuk mjaftojnë që skuadra të trajtohet si pretendent për titull.
Në tabelën e kryesuar nga Liverpool, Villa e cila ka fituar kundër Manchester City e Arsenal gjendet në pozitën e tretë.
"Unë do të flas për garën për titull kur të jemi në ndeshjen e tridhjetë apo tridhjetë e dytë dhe në rast se do të jemi në pozitë të mirë, ndoshta mund ta vendos këtë objektiv në mendjen time, me lojtarët dhe me klubin", ka thënë Emery. "Premier League është shumë e vështirë".























