21:24 / 15.12.2023
Nkunku pritet të jetë në fushë pas mungesës prej disa muaj
Uran Krasniqi/RTKLive
Sulmuesi francez Christopher Nkunku do të jetë pjesë e skuadrës së Chelseas për herë të parë këtë sezon këtë fundjavë kur skuadra do të përballet me Sheffield United,ka thënë trajneri Mauricio Pochettino.
Nkunku i cili ishte transferuar nga Leipzig në korrik ishte në pushim të detyruar pas lëndimit të pësuar në ndeshjet parasezonale.
"Po, ai mund të përfshihet. Ky është një lajm shumë i mirë", ka thënë Pochettino në një konferencë për shtyp të premten.
Në tabelën e kryesuar nga Liverpool, Chelsea është në vendin e dymbëdhjetë, ndërsat Sheffield United gjendet në pozitën e fundit.























