21:00 / 16.12.2023
Dortmund ndalet nga Augsburg
Uran Krasniqi/RTKLive
Borussia Dortmund deri tash nuk ka arritur të fitojë asnjë nga pesë ndeshjet e fundit. Sot është ndalur në barazim nga Augsburg.
Ndeshja e xhiros së pesëmbëdhjetë e Bundesligës është mbyllur me rezultat 1-1.
Vetëm pjesa e parë ka prodhur gola, në të dytën rrjetat kanë mbetur të paprekura.
Ka qenë Demirovic (23') ai i cili ka shënuar për avantazhin e vendasve, derisa rezultatin e ka barazuar Malen (35').
Në tabelën e kryesuar nga Bayer Leverkusen, Dortmund gjendet në vendin e pestë, ndërsa Augsburg në vendin e dhjetë.























