Atletico Madrid pëson nga Athletic Bilbao
BKT
Sport

Atletico Madrid pëson nga Athletic Bilbao

Uran Krasniqi/RTKLive

Athletic Bilbao ka dëshmuar se nuk bën kompromis kur luan në terrenin vendas. 

Në ndeshjen e xhiros së shtatëmbëdhjetë në La Liga, skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde ka fituar ndaj Atletico Madrid. 

 

Ndeshja e zhvilluar në "San Mames Barria" është mbyllur me rezultat 2-0 për vendasit. 

Pjesa e parë është mbyllur pa gola, edhe pse Atletico ka mundur të gjendej në disavantazh qysh në këtë fraksion loje sikur Sancet të tregohej i saktë nga pika e bardhë. 

Megjithatë golat kanë ardhur në pjesën e dytë.  

 Guruzeta (51') dhe Williams (64') kanë realizuar për skuadrën e Bilbao. 

Në tabelën e kryesuar nga Girona, Atletico Madrid gjendet në vendin e pestë e Athletic Bilbao në të gjashtin.