Manchester City fiton Kupën e Botës për Klube
BKT
Sport

Manchester City fiton Kupën e Botës për Klube

Uran Krasniqi/RTKLive

Manchester City është fitues i Kupës së Botës për Klube. 

Skuadra angeleze ka mposhtur në finale skuadrën braziliane, Fluminense. 
Ndeshja e zhvilluar në "King Abdullah Sports City" është mbyllur me rezultat 3-0. 
Anglezët kanë gjetur golin e avantazhit qysh në minutën e parë, kur ka realizuar Álvarez
Epërsia për skuadrën e drejtuar nga pep Guardiola është rritur me autogolin e Nino në minutën e njëzet e shtatë. 
Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat. 
Në pjesën e dytë City ka shënuar edhe fy herë. Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e dytë kur fillimisht Foden ka gjetur golin e tretë e pastaj edhe Alvarez në minutën e tetëdhjetë e tetë ka realizuar edhe golin e katërt. 
Në ndeshjen për vendin e tretë, Al Ahly nga Egjipti ka mposhtur Urawa Red Diamonds nga Japonia me rezultat 4-2.