Lumbardh Dellova ‘mbret’ i Kosovës
F.Bytyqi /RTKLive
(E plotësuar) Mbrojtësi i Ballkanit Lumbardh Dellova është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në Gala mbrëmjen e FFK-së “Laureatët 2023”.
Dellova ka bërë një super edicioni me FC Ballkani, duke qenë i padiskutueshëm në “zemrën” e kampionëve në fuqi të Kosobës si dhe bëri paraqitje mjaft të mirë edhe me fanellën e Kombëtaren së Kosovës.
Presidenti Çeferin: Duhet të jeni krenarë me arritjet tuaja
(E plotësuar) Edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin përmes një video-mesazhi i ka përshëndetur të pranishmit në mbrëmjen gala “Laureatët 2023”, duke vlerësuar arritjet e FFK-së dhe futbollit të Kosovës gjatë këtij viti dhe ka çmuar bashkëpunimin e FFK-së në projektet e përbashkëta.
“Të nderuar anëtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës, mysafirë të nderuar, i dashur President Ademi. Ndërsa ju festoni një vit tjetër të rëndësishëm për futbollin në Kosovë dhe ata që lanë gjurmë në lojën tonë të dashur, dëshiroj t’ju përshëndes me këtë mesazh të shkurtër. Ju duhet të jeni krenarë për arritjet tuaja. Pavarësisht se nuk u kualifikuat në Euro 2024, Kombëtarja juaj e meshkujve ka treguar karakter dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme në këtë cikël kualifikues, që premton një të ardhme të ndritshme për futbollin. Kampioni juaj, Ballkani, la përshtypje të madhe në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës së UEFA-s, duke shfaqur forcën dhe potencialin e futbollit të klubeve të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Dua gjithashtu të nënvizoj bashkëpunimin e shkëlqyer me UEFA-n në projekte të ndryshme, duke përfshirë strategjinë e zhvillimit të futbollit për femra, e cila pritet të nisë vitin e ardhshëm. Derisa festat po afrojnë, ju uroj të gjithëve gëzim, paqe dhe një kohë të mrekullueshme me njerëzit tuaj më të dashur. Le të jetë 2024-ta e mbushur me dashuri dhe futboll të shkëlqyeshëm. Dhe tani, shijoni shfaqjen…” ka thënë Çeferin në video-mesazhin e tij.
Infantino: Futbolli në Kosovë ka bërë përparim të madh
(E plotësuar) Gala mbrëmjen e FFK-së “Laureatët 2023” e ka nderuar përmes një video-mesazhi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Ai duke përshëndetur të pranishmit në këtë manifestim, ka theksuar se futbolli i Kosovës që nga anëtarësimi në FIFA, ka bërë përparim të madh, derisa është shprehur i lumtur me përkushtimin e FFK-së në zhvillimin dhe krijimin e kushteve më të mira të futbollit në vendin tonë.
“I nderuari President, i dashur Agim, të nderuar mysafirë, të dashur miq, kam kënaqësinë t’ju drejtohem në këtë ngjarje të rëndësishme – Çmimet e vitit 2023 të Federatës së Futbollit të Kosovës. Që kur Kosova iu bashkua FIFA-s në maj të vitit 2016, në Kongresin tim të parë si president i FIFA-s, futbolli ka bërë përparim të madh në vendin tuaj dhe ekipet tuaja kanë arritur tashmë disa rezultate të mahnitshme. Siç e dini, pata kënaqësinë e madhe t’ju vizitoja në shtator të vitit 2022, ku munda të shihja vetë disa nga punët tuaja dhe më pas t’ju uroja mirëseardhjen në shtëpinë e FIFA-s në Cyrih në fillim të këtij viti. U inkurajova shumë nga mënyra se si jeni angazhuar aktivisht me FIFA-n në programin për zhvillimin e futbollit në Kosovë, ofrimin e ambienteve më të mira, ngritjen e standardit të lojës dhe rritjen e lojës së vajzave. Kjo është pikërisht arsyeja që krijuam programin ‘FIFA Forward’ dhe kjo dëshmon se jemi në rrugën e duhur. Mezi pres t’ju takoj sërish personalisht në të ardhmen e afërt dhe ndërkohë ju lutem mos harroni se gjithmonë mund të mbështeteni te FIFA. I përgëzoj fituesit e çmimeve për arritjen e tyre këtë vit dhe sigurisht ju uroj një ceremoni të mrekullueshme të ndarjes së çmimeve”, ka thënë Infantino.
Nis ceremonia e shpalljeve të më të mirëve
Ka nisur ceremonia për shpalljen e më të mirëve nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Në këtë event sportiv që po mbahet në një hotel të periferisë së kryeqytetit, ku po marrin personalitetet sportive, si futbollistët, gjyqtarët, trajnerët, zyrtarët e Federatës dhe figura politike.
Formacioni i vitit
(E plotësuar) Në bazë të votave të trajnerëve gjithashtu është krijuar formacioni më i mirë i vitit, këtë herë sipas sistemit 4-4-2.
Formacioni i vitit 2023: Enea Koliçi; Armend Thaqi, Lorenc Trashi, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi; Nazmi Gripshi, Drilon Hazrollaj, Qëndrim Zyba, Rron Broja; Muhamet Hyseni, Jalen Blesa.
Çmimin “Fadil Vokrri” e fiton Amir Rrahmani
(E plotësuar) Kapiteni Amir Rrahmani i Kosovës, Amir Rrahmani ka fituar çmimin e njohur si “Fadil Vokrri”.
Çmimi për të arritura në UEFA dhe futbollin kombëtar – Armand Duka
(E plotësuar) FFK ka dhuruar edhe një çmim për presidentin e FSHF-së Armand Duka, i cili në vitin 2023 fitoi pozitën e zëvendëspresidentit të UEFA-s.
Çmimi i karrierës – Samir Ujkani
(E plotësuar) Ish portieri Samir Ujkani e ka fituar çmimin e karrierës, pasi vendosi t’i “varë këpucët” në këtë vit.
Mirënjohje për të arritura në kombëtare – Erëleta Mehmeti
(E plotësuar) Futbollistja e talentuar Erëleta Mehmeti ka marrë mirënjohje për të arriturat dhe kontributin e dhënë për kombëtaren e Kosovës.
Shpresa e vitit – Anita Krasniqi
(E plotësuar) Çmimin “Shpresa e vitit”, e ka fituar futbollistja e “16 Qershorit” Anita Krasniqi.
Futbollistja më e mirë e vitit 2023 – Feride Kastrati
(E plotësuar) Çmimin si futbollistja më e mirë e vitit e ka fituar Feride Kastrati e klubit “EP-Hajvalia”.
Klubi më i mirë i vitit 2023 (Vajzat) – KFF. EP – Hajvalia
(E plotësuar) Klubi më i mirë i vitit 2023 në kategorinë e vajzave është zgjedhur EP – Hajvalia.
Futbollisti më i mirë i vitit 2023 (Futsall) – Bajram Ramadani
(E plotësuar) Portieri i FC Prishtina 01 Bajram Ramadani e ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2023 në futsall.
Klubi më i mirë i vitit 2023 – FC Prishtina 01
(E plotësuar) Kampioni FC Prishtina 01 është zgjedhur klubi më i mirë i vitit, pas suksesit të jashtëzakonshëm duke mbërritur deri në fazën e 16-të më të mirëve në Ligën e Kampionëve.
Gjyqtari më i mirë 2023 – Visar Kastrati
(E plotësuar) Gjyqtari Visar Kastrati është zgjedhur si referi më i i mirë i vitit që lamë pas.
Klubi më fair-play – FC Drita
(E plotësuar) Drita është shpallur klubi më fair-play i vitit 2023.
Klubi më i mirë 2023 – Ballkani
(E plotësuar) Ashtu siç pritej, kampioni në fuqi Ballkani e ka fituar çmimin e klubit më të mirë të vitit pasi fitoi kampionatin, si dhe rishkroi historinë duke mbërritur për herë të dytë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Trajneri i vitit – Ilir Daja
(E plotësuar) Trajneri Ilir Daja e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë në të vitit 2023, falë suksesit të jashtëzakonshëm duke mbërritur në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe arritur ta mbrojë titullin kampion në Kosovë.
Golashënuesi më i mirë i vitit 2023 – Albion Rrahmani
(E plotësuar): Ylli i Rapid Bukureshtit Albion Rrahmani e ka fituar çmimin e golashënuesit më të mirë të sezonit.
Fisnik Asllani – Futbollisti më i ri i Kosovës
(E plotësuar) Sulmuesi Fisnik Asllani i është bashkuar kombëtares së Kosovës.
Kryetari Agim Ademi në shpalljen e më të mirëve e zbuloi si befasi Asllanin, që luan te Austria Vien në formë huazimi nga Hoffenheim.

“Jam shumë i lumtur që m’ka ardhur mundësia me luajtur për Kosovën. Fillimisht faleminderit familjes që kanë qenë pranë meje, e pastaj kryetarit Ademi dhe të gjithë Federatës”, deklaroi Asllani.























