Protesta në Serbi, Vuçiq: Do të bëjë gjithçka për të ruajtur sigurinë
BKT
Rajoni dhe Bota

Protesta në Serbi, Vuçiq: Do të bëjë gjithçka për të ruajtur sigurinë

Sh.Ç /RTKlive

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të bëjnë gjithçka për të ruajtur sigurinë e qytetarëve, pas protestave masive të opozitës kundër partisë së tij.

Presidneti serb është takuar me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harçenko, të cili siç ka thënë ai e ka informuar për trazirat e së dielës.

“E informova ambasadoren Bocan-Harçenko për trazirat e mbrëmshme në Beograd dhe përsërita se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur sigurinë e qytetarëve dhe Serbinë tonë. Shkëmbyem mendime për raportet dypalëshe, situatën në rajon dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike. I përcolla ambasadorit urimin që dy kombet tona t'i presin festat e ardhshme dhe Vitin e Ri në paqe dhe begati”, ka shkruar Vuçiq në Facebook.

Mijëra persona protestuan të dielën para institucioneve të Serbisë në Beograd, duke kundërshtuar rezultatin zgjedhor, e duke akuzuar partinë e Vuçiqit për vjedhje të votave.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota