Liverpool fiton dhe merr kreun
BKT
Sport

Liverpool fiton dhe merr kreun

Uran Krasniqi / RTKLive

Liverpool ka rimarrë kreun e tabelës në Premier League.

Skuadra e trajnerit Jurgen Kloop ka regjistruar fitoren e shtatë radhazi në ndeshjet e kampionatit teksa ka mposhtur skuadrën e Burnleyt. 

Ndeshja e zhvilluar të martën "Turf Moor" është mbyllur me rezultat 0-2.

Liverpool ka gjetur herët epërsinë, qysh në minutën e gjashtë, kur pas një topi të dhënë nga Gapko ka realizuar Nunez. 

Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë. 

Në pjesën e dytë "Reds" ka gjetur edhe golin e dytë. Ka qenë minuta e fundit e kohës së rregullt kur Jota ka gjetur golin, duke vendosur edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes. 

Pas kësaj ndeshje, Liverpool gjendet në pozitën e parë në tabelë me dyzet e dy pikë, ndërsa Burnley gjendet e parafundit me njëmbëdhjetë pikë.