Fitojnë Chelsea, City e Wolves
BKT
Sport

Fitojnë Chelsea, City e Wolves

Uran Krasniqi / RTKLive

Një penallti e realizuar nga Noni Madueke ka vulosur fitoren e Chelseas ndaj Crystal Palace të mërkurën në "Stamford Bridge". 

Ndeshja është mbyllur me rezultat 2-1 për "Blutë", që tashmë kanë korrur fitoren e tretë radhazi në shtëpi. 

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino ka gjetur epërsinë qysh në minutën e trembëdhjetë kur ka shënuar Mudryk. Barazimi ka ardhur vetëm gjysmë ore më vonë, kur ka realizuar Olise. 

Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë. 

Pas fillimit të pjesës së dytë, koha ecte dhe gol nuk kishte, çka dukej se ndeshja do të mbyllej baras. Por një akordim penalltie në minutën e parafundit të kohës së rregullt ku Madueke është treguar i saktë i ka dhënë fitoren Chelseas. 

Gjithashtu Edhe Manchester City është rikthyer tek fitorja. Ka mposhtur Evertonin me rezultat 3-1. 

Foden (53'), Alvarez (64') dhe Silva (86') kanë shënuar për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola. Për Everton golin e vetëm e ka realizuar Harrison (29'). 

Në ndeshjen tjetër, Wolves ka mposhtur Brentford me rezultat 4-1. 

Tabela e Premier League aktualisht kryesohet nga Liverpool.