Aston Villa fiton dhe bën pikë sa Liverpool
BKT
Sport

Aston Villa fiton dhe bën pikë sa Liverpool

Uran Krasniqi/RTKLive

Një penallti e gjuajtur saktë nga Douglas Luiz në minutën e 89-të ka bërë që Aston Villa të barazohet me pikë me Liverpoolin në krye të tabelës në Premier League.

Skuadra e Unai Emery ka mposhtur Burnleyn me rezultat 3-2.  

Bailey (28') dhe Diaby (42') kanë shënuar dy golat e tjerë për Villa, derisa për mysafirët golat janë realizuar nga Amdouni (30') dhe Foster (72'). 

Në pjesën e dytë, Burnley mbeti me dhjetë lojtarë pas largimit me të verdhë të Berge. 

Derisa Liverpool dhe Villa ndajnë vendin e parë dhe të dytë, Burnley gjendet në pozitën e nëntëmbëdhjetë.