Japonia lëshon paralajmërim për cunami pas disa tërmeteve të fuqishme
BKT
Rajoni dhe Bota

Japonia lëshon paralajmërim për cunami pas disa tërmeteve të fuqishme

D. Ramabaja /RTK

Një tërmet i madh ka goditur Japoninë, duke detyruar banorët të largohen nga disa zona bregdetare për shkak të paralajmërimeve për cunam.

Një tërmet i fuqishëm prej 7.6 ballësh që goditi Japoninë qendrore të hënën, nxiti paralajmërime për banorët që të evakuojnë disa zona në bregun perëndimor. Tërmeti dëmtoi ndërtesa, shkaktoi ndërprerje të energjisë në mijëra shtëpi, kurse udhëtimet u ndërprenë në rajon.

Banorëve në zonën bregdetare Noto në prefekturën Ishikawa iu kërkua "të evakuoheshin menjëherë në tokë më të lartë", njoftoi transmetuesi kombëtar NHK.

Një seri prej më shumë se 30 tërmetesh kanë goditur Japoninë qendrore që prej orës 16:00 sipas kohës lokale të orës 07:00 , me të tërmete tjera që pritet të pasojnë.

Valët e cunamit, disa më shumë se një metër të larta, kanë arritur në bregun e prefekturës Ishikawa e që ishin më të vogla se sa valët 5 metra për të cilat autoritetet kishin paralajmëruar.

Një paralajmërim i madh për cunami - i pari në Japoni që nga tërmeti i vitit 2011 - i lëshuar për zonën Noto tani është zvogëluar.

Autoritetet kanë lëshuar gjithashtu paralajmërime për cunami për prefekturat fqinje Niigata dhe Toyama, duke paralajmëruar se dallgët atje mund të arrijnë 3 metra.

Asnjë parregullsi nuk është raportuar nga termocentralet bërthamore përgjatë Detit të Japonisë, ka thënë Autoriteti i Rregullores Bërthamore të vendit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota