Real Madrid merr fitore me vështirësi nga Mallorca
BKT
Sport

Real Madrid merr fitore me vështirësi nga Mallorca

Uran Krasniqi/RTKLive

Real Madrid ka arritur fitoren e gjashtë radhazi në shtëpi në të gjitha kompeticionet. Kjo pas triumfit të sontëm kundër Mallorcas në La Liga..

Ani se ndeshja është zhvilluar në "Estadio Santiago Bernabeu", përballë "piratëve" që treguan një ekip të vështirë për t'u thyer, "mbretërit" kanë arritur të fitojnë me rezultat minimal 1-0. 

Derisa pjesa e parë ka njohur raste po jo edhe gola, presioni i madh i Real Madrid dha rezultat në minutën e shtatëdhjetë e tetë kur Antonio Rudiger shënoi golin e tij të parë të sezonit.

Pas kësaj ndeshje Real madrid mbetet në pozitën e parë në tabelën e La Ligas, derisa Mallorca gjendet në vendin e katërmbëdhjetë.