Arrihet marrëveshja, Filippo Terracciano është i Milanit
BKT
Sport

Arrihet marrëveshja, Filippo Terracciano është i Milanit

F.B/RTKLive

Filippo Terracciano do të vesh fanellën e gjigantit italian, AC Milan.

Sipas mediave italiane, Milan ka arritur marrëveshje me Hellas Verona-n për transferimin e Terracciano në “San Siro”.

Trajneri i “Rossonerëve” Stefano Pioli prej kohësh e kërkon futbollistin e Verona-s, dhe tashmë Terracciano do të jetë në dispozicion të strategut italian.

“Është arritur akordi mes Milan dhe Hellas Verona. Filippo Terracciano do të jetë lojtari më i ri i ‘Rossonerëve’”, shkruajnë mediet italiane.

Marrëveshja thuhet se është arritur për çmimin 4.5 milionë euro plus bonuset.