Akuzoi VAR-in, federata nis procedim ndaj drejtuesit të Veronës
BKT
Sport

Akuzoi VAR-in, federata nis procedim ndaj drejtuesit të Veronës

RTSH

Prokurori federal i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) ka hapur një procedimin për deklarata të dëmshme ndaj drejtorit sportiv të Hellas Verona, Sean Sogliano, në lidhje me intervistat e dhëna pas ndeshjes kundër Interit.

Në orët e ardhshme Sogliano do të thirret nga prokurori federal Giuseppe Chiné, i cili synon të konstatojë kuptimin e deklaratave të drejtorit sportiv verdheblu për punën e VAR-it.

“Jam shumë i mërzitur dhe i zhgënjyer. Në 20 vite karrierë jam ankuar vetëm tre herë, por sot jam në vështirësi. Është e pamundur që ky gol të mos anulohet, është mungesë respekti. Të gjithë bëjnë gabime, por është e pamundur në në dhomën e VAR-it të bëjnë një gabim të tillë. Si veronez ndjej që është nëpërkëmbur dinjiteti unë për diçka shumë të rëndë”, ka thënë Sogliano pas ndeshjes Inter-Verona 2-1, duke iu referuar golit të avantazhit të Frattesit (Inter), që u akordua i rregullt, pavarësisht se kishte një faull të dukshëm të Bastonit ndaj Dudës, që nuk u mor në konsideratë si nga gjyqtari në fushë edhe nga VAR.

Drejtuesi i Veronës i ka hedhur benzinë zjarrit, duke shtuar më pas në konferencën për shtyp: “Ndoshta dikush më lart se VAR ka vendosur që duhet të shkonte kështu”.