Boniface s`mund ta ndihmojë Nigerinë për Kupën e Kombeve të Afrikës
BKT
Sport

Boniface s`mund ta ndihmojë Nigerinë për Kupën e Kombeve të Afrikës

Uran Krasniqi/RTKLive

Nigeria nuk mund të llogaritë në Victor Boniface për Kupën e Kombeve të Afrikës. Ai pritet të jetë jashtë fushës së gjelbër për së paku tre muaj, ka njoftuar klubi i Bayer Leverkusen.

Skuadra gjermane ka njoftuar se nigeriani do të mungojë tre muaj. 

"Victor Boniface nuk mund të marrë pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe gjithashtu nuk do të jetë i disponueshëm as për klubin. Ai do t'i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim. Sulmuesi pritet të kthehet në skuadër në fillim të prillit", ka thënë Leverkusen.