Werner i bashkohet Tottenham Hotspur
BKT
Sport

Werner i bashkohet Tottenham Hotspur

Uran Krasniqi/RTKLive

Timo Werner i është bashkuar Tottenham në formë huazimi deri në fund të sezonit, me një opsion për blerje, ka njoftuar klubi i Premier League.

Sulmuesi i RB Leipzig rikthehet në ligën angleze pas një periudhe dyvjeçare në Chelsea, ku ai bëri tetëdhjetë e nëntë paraqitje duke shënuar njëzet e tri gola. 

Reprezentuesi gjerman u kthye në ish-skuadrën e tij Leipzig në vitin 2022, por në këtë sezon ka bërë vetëm tetë paraqitje në Bundesligë.

"Spurs" aktualisht janë në vendin e pestë në renditjen e Premier League me tridhjetë e nëntë pikë, gjashtë prapa liderit Liverpool.