Al-Khelaifi dëshiron që Mbappe të mbetet te PSG
BKT
Sport

Al-Khelaifi dëshiron që Mbappe të mbetet te PSG

Uran Krasniqi/RTKLive

Presidenti i Paris Saint-Germain Nasser Al-Khelaifi ka thënë se dëshiron që Kylian Mbappe të qëndrojë në kryeqytetin francez, duke pretenduar se PSG është klubi më i mirë për të.

Kontrata e Mbappes me kampionin e Ligue 1 përfundon në fund të qershorit dhe ai është i lirë të nënshkruajë një marrëveshje për t'iu bashkuar një klubi të ri për sezonin e ardhshëm.

“Nuk do ta fsheh që dua që Kylian të qëndrojë. Lojtari më i mirë në botë është Kylian dhe klubi më i mirë për të është Parisi”, është shprehur Al-Khelaifi për transmetuesin RMC.

Ka kohë që Mbappe është lidhur me një lëvizje të mundshme te kampioni i katërmbëdhjetëfishtë i Champions League, Real Madrid.